Sonte me fillim nga ora 18:30 stadiumi “Stamford Bridge” do të jetë nikoqir i derbit mes Chelseat e Manchester United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13 të Premier Ligës.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, Chelsea barazoi pa gola me Brentfordin, kurse United e mposhti 2:0 Tottenhamin, raporton TV Malisheva.

Momentalisht, të dy skuadrat i ndanë vetëm një pikë në tabelë, ku Chelsea zë vendin e katërt me 20 pikë të arkëtuara, krahas United që renditet i pesti me gjithsej 19 pikë.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin prill të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues, me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Chelsean nuk do të paraqiten Fofana, James e Kante, kurse te United mungojnë Greenwood, Martial, Ronaldo, Tuanzebe, Wan-Bissaka, Williams dhe Van de Beek.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Chelsea (3-4-2-1): Kepa; Azpilicueta, Silva, Chalobah; Loftus-Cheek, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Sterling, Mount; Aubameyang

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Dalot, Varane, Martinez, Shaw; Casemiro, Fred; Antony, Fernandes, Sancho; Rashford

/TV Malisheva

Share.