Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohet një derbi tejet interesant mes Gjilanit dhe Llapit, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, skuadra e Gjilanit pësoi humbje të thellë nga Drita me rezultat 4:1, kurse Llapi u mposht nga Ferizaj me shifrat 2:1, përcjellë TV Malisheva.
Momentalisht, pas shtatë ndeshjeve të zhvilluara Gjilani zë vendin e dytë në tabelë me 14 pikë, krahas Llapit që pas gjashtë ndeshjeve zë vendin e nëntë me pesë pikë të arkëtuara.
Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në maj të këtij viti, ku asokohe Gjilani shënoi fitore si mysafirë me shifrat 4:2.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat kanë bërë publike formacionet zyrtare dhe ato i gjeni më poshtë.
Gjilani:

Llapi:
