Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet derbi mes skuadrës angleze Manchester City dhe gjigandit francez Paris Saint-Germain, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të Grupit A, në xhiron e fundit të kësaj gare Manchester City shënoi fitore me rezultat 4:1 kundër Club Brugge, kurse PSG barazoi me rezultat 2:2 me RB Leipzig, përcjell TV Malisheva.
Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, të dy skuadrat i ndanë një pikë dhe një vend në tabelë, ku Manchester City zë vendin e parë me gjithsej nëntë pikë, një më shumë se PSG që renditet në vendin e dytë.
Sa i përket ndeshjes së sotme, do të ketë mungesa të lojtarëve te të dy ekipet, ku për Manchester Cityn do të mungojnë De Bruyne, Delap, Mendy dhe Torres, kurse te PSG nuk do të paraqiten Bernat, Draxler, Letellier dhe Rafinha.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Dias, Laporte, Cancelo; Silva, Rodri, Gundogan; Mahrez, Jesus, Foden
Paris Saint-Germain (4-3-3): Navas; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Verratti, Gueye, Wijnaldum; Messi, Mbappe, Neymar
Grupi A
21:00 Manchester City – Paris Saint-Germain (Stadiumi Etihad)