Bundesliga gjermane rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 20 të sezonit 2021/22.
Në kuadër të programit të sotëm, pesë ndeshje do të zhvillohen nga ora 15:30, kurse ndeshja e fundit do të zhvillohet nga ora 18:30.
Ndër ndeshjet më interesante që do të zhvillohet sot është ajo mes skuadrës së Borussia Monchengladbach dhe Union Berlin.
Ndërkaq, derbi i programit të sotëm do të jetë mes skuadrës së Hoffenheim dhe Borussia Dortmundit, ku kjo e fundit do të zhvillojë ndeshje si mysafire në stadiumin “PreZero Arena”.
Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm në Bundesliga i gjeni më poshtë.
15:30 Borussia Monchengladbach – Union Berlin (Stadiumi Borussia-Park)
15:30 Bayer Leverkusen – Augsburg (Stadiumi BayArena)
15:30 Freiburg – Stuttgart (Stadiumi Europa-Park)
15:30 Greuther Furth – Mainz (Stadiumi Sportpark Ronhof Thomas Sommer)
15:30 Hoffenheim – Borussia Dortmund (Stadiumi PreZero Arena)
18:30 Bochum – FC Koln (Stadiumi Vonovia Ruhrstadion)/TV Malisheva