Shoferi i autobusit i arrestuar me dyshimin që shkaktoi aksidentin në Kroaci është dërguar sërish në Gjykatën e Qarkut të Sllavonski Brodit. Ai në gjykatë është dërguar me pranga e i shoqëruar nga policia.

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus.

“Prokurori i Shtetit njoftoi se ai do të propozojë marrjen në pyetje të disa dëshmitarëve që ishin në autobus. Ky është një propozim për një seancë dëshmuese që është urgjente, duhet të bëhet menjëherë sot sepse këta dëshmitarë ka shumë të ngjarë të largohen nga Republika e Kroacisë gjatë ditës, kështu që do të jetë e vështirë të ftohen më pas nga Kosova ose Gjermania, ku ata banojnë , ka sqaruar gjykatësi hetues Mile Soldo, raporton vecernji.hr, përcjell TV Malisheva

Share.