Në kuadër të procesit të formimit të Këshillave Lokale në Komunën e Malishevës, mbrëmë është mbajtur kuvendi i Këshillit Lokal për Banjë dhe Kërvasari, ku është votuar dhe është zgjedhur përbërja e këshillit, si dhe kryetari e nënkryetari.
Kryetar i Këshillit Lokal është zgjedhur Gazmend Begaj,ndërsa nënkryetar Besnik Bytyqi
. Në votime morën pjesë mbi 200 anëtarë ,U zgjodhën edhe nëntë anëtarë të kryesisë së këshillit që përbëhet më 6 anëtarë nga Banja dhe 3 anëtarë nga Kërvasaria.
Procesi i formimit dhe mbajtja e zgjedhjeve për këshillat lokal, monitorohet dhe mbikëqyret nga komisioni komunal i formuar nga Kuvendi i Komunës së Malishevës, të cilët i njoftojnë anëtarët e kuvendeve të këtyre këshillave, me rregulloren për formimin e këshillave, procesin për zgjedhjen e këshillave dhe procedurat tjera.
/TV Malisheva

Share.