Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, prej disa ditësh po qëndron në trojet shqiptare.

Ajo ka realizuar një sërë aktivitetesh në Shqipëri, gjersa tani po kalon një kohë të mrekullueshme me familjen e po ashtu edhe me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.

Të njëjtit momentalisht po shijojnë jugun e Shqipërisë, gjersa janë vendosur saktësisht në Kep Merli.

25 vjeçarja kësaj radhe ka ndarë disa imazhe të tjera në bikini, madje thekson se nuk dëshiron të largohet nga ky vend.

“Nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar ajo.

Imazhet e shfaqin Lipën në formë të mrekullueshme përkundër se nuk munguan edhe disa pamje të vendit përrallor.

 

Familja Lipa ndërkohë në pushime kanë qenë të shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Artistja është mirëpritur gjithashtu edhe në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj, i cili i ka dhënë asaj disa dhurata në shenjë mirënjohje. /TV Malisheva

 

 

 

Share.