Adnani ishte djalë i Sadik Shytit, pjesëtar i një familjeje e njohur për mikpritje dhe traditë të dëshmuar atdhetare.
Me qëllim të armatimit dhe përforcimit të radhëve të UÇK-së, më 6 qershor të vitit 1998, një grup luftëtarësh nga Oshlani nisen për në Shqipëri me qëllim për të marrë armë dhe municion.
Pas ristrukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ADI ishte pjesë njësitit special ushtarak në Oshlan.
Më 29 maj të vitit 1999, Adnani zgjohet qysh në orën 5 të mëngjesit dhe depërton në pozicionin e tij, në fshatin Pirç.
Një predhë e minahedhësit armik godet vendpozicionin e Adnan Shytit. Pjesa e predhës i kishte depërtuar thellë nën sqetull.
Bekimi Shyti me tre luftëtarë, nëpërmes breshërisë së pandërprerë të armëve të forcave armike, arrin në vendin ku kishte rënë në altarin e atdheut, Adnan Shyti. E tërheqin trupin e dëshmorit dhe gjatë natës me nderime ushtarake e varrosin në varrezat e fshatit në Oshlan. /TV Malisheva

Share.