Pas lëndimit të portierit, Karl Darlow, skuadra angleze Newcastle United është në kërkim të zëvendësuesit të tij.

Siç raportohet tani nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, skuadra e Newcastle pritet të nënshkruajë me Loris Karius si lojtar të lirë, përcjellë TV Malisheva.

Karius në të kaluarën ishte pjesë e Premier Ligës, saktësisht Liverpoolit, ku karriera e tij me “Të Kuqtë” përfundoi pas finales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, në të cilën portieri gjerman bëri gabime të shumta të cilat rezultuan me humbjen e trofeut më të rëndësishëm evropian.

Marrëveshja mes Karius dhe Newcastle është në fazën finale, ku ka mbetur të diskutohet vetëm çështja e pagës.

Karius është lojtar i lirë dhe tani është i gatshëm për një kapitull të ri në karrierën e tij, pasi që kontrata me Liverpoolin i skadoi këtë verë.

/TV Malisheva

Share.