Bazuar në thirrjen e lëshuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Rrahim Morina, sot është dashur të vazhdoj mbledhja e gjashtë e jashtëzakonshme dhe të zhvilloj punimet edhe mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt. Në sallën e mbledhjeve të KK të Malishevës, nuk ishin prezent më shumë se gjysma e anëtarëve të kuvendit, dhe rrjedhimisht nuk kishte kuorum të mjaftueshëm për mbajtjen e mbledhjes.

Për këtë qëllim, kryesuesi Morina, është detyruar ta shtyjë mbledhjen e jashtëzakonshme për një kohë të pacaktuar, ndërsa mbledhja e dymbëdhjetë e rregullt la dështuar, pasi në sallë ishin prezent 11 anëtarë, nga 31anptar që i ka Kuvendi i Komunës. “Ora është 10:03 minuta, mbledhja është dashur të filloj në ora 10:00 dhe në sallë janë 11 anëtar, ndërsa këtej është një anëtar tjetër, prandaj konsideroj se nuk ka kuorum për mbajtjen e mbledhjes”, tha Morina.

Në mbledhjen e sotme, në rend dite ishin disa pika me rëndësi, si plani i punës së kuvendit për vitin 2020, pastaj disa rregullore, përfshi edhe rregulloren për transparencë dhe shumë çështje tjera./TVMALISHEVA

Share.