Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për një grabitje në tentativë, në Malishevë.
Një person ka njoftuar se në shtëpinë e tij kishin hyrë persona të maskuar dhe të armatosur, por me të mësuar faktin se aty kishte edhe njerëz të tjerë, ata kanë ikur.
Viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ishte në shtëpi, aty kishin hyrë persona të maskuar dhe të armatosur ku njëri prej tyre i kishte drejtuar armën dhe pa e lënduar ka njoftuar edhe dy grabitësit e tjerë se në shtëpi ka njerëz dhe kanë ikur nga aty në drejtim të pyllit, duke e lenë viktimën të lirë. Njësitet policore kanë arritur t’i arrestonin tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Po ashtu nga të dyshuarit është konfiskuar edhe një pushkë gjuetie me një fishek”, thuhet në raportin e policisë.