Bajrush Hotit i dështon koalicioni me Isni Kilajn, asambleistët dhe shumica e kryetarëve të nëndegve të LDK-së kundër koalicionit me PDK-në, raporton TV Malisheva.

Kryetari i degës së LDK-së në Malishevë, Bajrush Hoti ka nënshkruar sot marrëveshje me Isni Kilajn e PDK-së për balotazh.

Por, me këtë vendim nuk po pajtohen struktuturat e LDK-së.

Asambleistët të zgjedhur dhe shumica e kryetarëve të nëngeve po e kundërshtojnë marrëveshjen e sotme.

Në një publikim të tyre në Facebook thuhet se shumica e strukturave dhe elektorati në përgjithësi janë kundër këtij koalicioni.

Postimi i plotë:

Për hir të informimit të drejtë të elektoratit të LDK-së në Malishevë, duke u bazuar në një publikim me fotografi të kryetarit te degës së LDK-së, për kinse koalicion parazgjedhor me PDK-në, ne si kryetarë të Nëndegëve që gjindemi sot në këtë takim dhe shumë të tjerë të cilët për arsye përsonale nuk kanë mundur të jenë prezent, vlerësojmë se shumica e strukturave (nëndegëve) dhe elektoratit në përgjithësi janë kunder kualicionit të LDK-së me dy partitë që janë në balotazh. Andaj, ne si kryetarë të nëndegëve do të përfaqësojmë qendrimin e elektoratit tonë që antarësia e LDK-së të votoj sipas vullnetit të lirë të tyre. Falenderojmë të gjithë votuesit që gjithmonë qëndruan besnik dhe të palëkundur në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Share.