Trepça ’89 nuk ka arritur që të sigurojë transferimin më të madh në futbollin kosovar.

Belgu Luis Cavanda edhe pse ishte pajtuar me kushtet personale, në fund ka ndërruar mendje dhe nuk e ka nënshkruar kontratën.

Takimi vendimtar i cili ishte planifikuar të zhvillohej këtë të premte (19 shkurt) mes Cavandas dhe presidentit të Trepçës ’89, Abedin Zeka nuk ka dhënë rezultat.

Presidenti Zeka zbuloi disa nga arsyet përse Cavanda vendosi që mos t’i bashkohej Trepçës ’89 dhe të mos luante në Kosovë.

“Me fusha, me objekte është i trishtuar. Unë e dërgova në zhveshtoret e reja, në fushat ndihmëse që i kemi super të mira, nuk ishte i kënaqur, paramendo me dërgu në zhveshtoret e Riza Lushtës apo te Drita. Jemi duke u mundu me bindë, ja kemi tregu stadiumin ‘Adem Jashari’ e ‘Fadil Vokrri’”

Ndryshe, Cavanda do të vazhdojë karrierën në Kinë. /TV Malisheva

Share.