Ka dështuar arritja e marrëveshjes ndërmjet agjentit të Paulo Dybalas dhe drejtuesve të Juventusit për rinovimin e kontratës.

Sulmuesi argjentinas nuk do të rinovojë dhe rrjedhimisht do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit. Ky është rezultati i takimit që u zhvillua mëngjesin e sotëm në Continassa midis drejtuesve të Juventusit ku të pranishëmishin Nedved, Cherubini dhe Arrivabene, dhe përfaqësuesve të argjentinasit, agjenti Jorge Antun dhe Carlos Novel, sponsori i Dybala-s.

Takimi filloi rreth orës 11 dhe përfundoi dy orë më vonë. Rezultati ishte krejtësisht negativ me palët që nuk u dakorduan në asnjë pikë të diskutimeve.

Juventusi raportohet se ka ulur në mënyrë progresive shifrat në lidhje me propozimin për kontratën e re, duke e lidhur edhe me numrin e paraqitjeve, shenjë se dëmtimet e vazhdueshme të lojtarit kanë lënë gjurmë në negociata.

Një qëndrim që dukshëm e bindi Dybalan se ai nuk konsiderohet më në qendër të projektit të Juventusit.

Skuadra të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe Interin kanë shprehur interesim konkret për kartonin e numrit 10 të “Zonjës së Vjetër”.

/TV Malisheva

Share.