Historiani Cen Desku ka thënë se ishin dënuar me vdekje gjashtë figura të shquara të çështjes kombëtare, ndër ta edhe Kajtaz Ramadani, të cilëve ende nuk u dihen varret, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se pesë nga ta u pushkatuan në Prishtinë më 16 shkurt 1946.

“Me vdekje janë dënuar gjashtë shqiptarë, njëri ka qenë në arrati, Sefedin Ahmeti, ndërsa pesë të tjerët janë dënuar me vdekje domethënë, Halim Spahiu, Kajtaz Ramadani, Tahir Deda, Rifat Krasniqi dhe Rexhep Kabashi, këta nga dënimi për pushkatim kanë shkuar në Prishtinë, janë pushkatuar me 16 shkurt 1946 ka ndodhur dhe ende nuk u dihet as varri, asnjë shenjë”, ka thënë Desku. /TV Malisheva

 

Share.