Profesori Cen Desku ka thënë se Nisma Socialdemokrate nuk do të mund të jetë pjesë e Kuvendit pasi që nuk do të mundet ta kalojë pragun, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se Nisma mendon se e ka elektoratin në Malishevë, prandaj edhe ka më shumë kandidatë për deputetë nga ky qytet.

“Ata kanë menduar se Nisma u themelu në Malishevë, e tash mendojnë se e kanë elektoratin në Malishevë, prandaj kanë shku me ma shumë kandidatë, por unë personalisht nuk mendoj se Nisma e kalon pragun, nuk mundet me hy në Parlament”, ka thënë ai. /TV Malisheva

Share.