Historiani Cen Desku ka thënë se qëllimi i betejave ku ka marrë pjesë Zeqë Paçarizi, pra betejat e Koloshinit dhe Rozhajës ka qenë mbrojtja e kufinjve kombëtar dhe bashkimi i trojeve shqiptare, shkruan TV Malisheva.

Ai ka thënë se kjo nuk ndodhi për shkak të komunizmit dhe brigadave serbe çetnike.

“Qëllimi i atyre betejave ka qenë mbrojtja e kufinjve të Shqipërisë etnike dhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë ka qenë në rend të parë, por më pas ky projekt dështoi kur u fuqizua komunizmi dhe brigadat serbe çetnike hynë në Kosovë për me mbajt Kosovën prapë pjesë të Jugosllavisë, ishte e pamundshme t’u bëhet rezistencë shumë brigadave serbe”, ka thënë Desku. /TV Malisheva

Share.