Historiani Cen Desku ka thënë se ka pasur shumë hoxhallarë të cilët e kanë shfrytëzuar shkollën fetare për çështjen kombëtare, përkatësisht për të shpërndarë libra shqip tek populli, shkruan TV Malisheva.

Ai thotë se kjo ka qenë rruga e vetme për shkollimin shqip, ku hoxhallarët patriotë, përmes medreseve shpërndanin libra.

“Atëherë Mbretëria Serbe i lejoi vetën shkollat fetare, medresetë, të uleta dhe të larta, dhe kështu shqiptarët i derguan fëmijet e tyre në medrese, dhe përmes tyre ata organizuan edhe shumë hoxhallarë patriotë për të shpërndarë libra”, ka thene Desku.

Ai ka treguar se të tillë kishte pothuajse nga imamët e secilit fshat të Malishevës.

“Ketu është Vesel Pagarusha, Mulla Maliqi i Drenocit, Mulla Ademi i Shkozës, Rexhep Krasniqi i Tërpezës, Selman Bani i Carrallukës, nga Bubaveci është familja e Seferit dhe shumë të tjerë, të cilët e kanë shfrytëzuar shkollën fetare për të shpërndarë libra shqip”, ka shtuar Desku. /TV Malisheva

Emisioni i plotë:

Share.