Historiani Cen Desku ka thënë se veprimtari Ukë Sadiku ishte dënuar me vdekje për veprimtarinë e tij patriotike së bashku me luftëtarë të tij, shkruan TV Malisheva.

“Uka më 23 mars arrestohet dhe gjyqi i dënon me vdekje Ukë Sadikun, Ajet Gërgurin, Gjin Sereçin dhe të tjerë, disave ky dënim u kthehet në burgim”, thotë Desku.

Ai ka shtuar se pushkatimi i tij u bë në Prishtinë më 31 gusht të vitit 1947 dhe se ai gjithmonë do të mbetet në histori si njeri intelektual dhe guximtar.

“Pushkatimi ndodh në Prishtinë në Taukbashqe me datë 31 gusht 1947, së bashku me grupin e  tij, mirëpo ai mbetet në historinë kombëtare si njeri i ngritur, si intelektual, trim dhe i mençur, ka qenë shumë i përkrahur dhe ka pasur prapa shumë njerëz, pasi që ka qenë shumë i drejtë, edhe trim edhe i guximshëm”. /TV Malisheva

Share.