Një person është arrestuar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull nga Kosova, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë të autostradës “Ibrahim Rugova”, dhe kishte dalë nga vetura.

Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur dje në KM 47 Duhel- Malishevë, në ora 15:35.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion./TV Malisheva

Share.