Miss Universe Kosova, Tuti Sejdiu, i shokoi të gjithë me historinë tronditëse të fëmijërisë së saj.

Bukuroshja para disa ditësh tregoi se në moshën 13-vjeçare është përdhunuar nga disa persona, dhe trafikuar sa në Kosovë e në Serbi.

Së fundi, në një rrëfim për “Prive”, Tuti zbuloi detaje tjera tronhditëse. Ajo ka treguar se është përdhunuar nga një komshi i saj nga Kosova drejt Serbisë. Miss Universe Kosova ka treguar se në ditën e tetë të atij makthi e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu. /TV Malisheva

Share.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/beklpuib/public_html/wp-includes/functions.php on line 4757