Dy persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti të komunikacionit sot në Gllobar të Drenasit.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë së Kosovës Agron Borovci, sipas të cilit rasti ka ndodhur rreth orës 14:00.
“Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura janë përfshirë në aksident dhe si pasojë e aksidentit dy persona kanë humbur jetën, përderisa tre të tjerë kanë pësuar lëndime. Trupi i pa jetë i viktimave është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore ndërkaq të lënduarit janë dërguar në QKUK – Prishtinë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Borovci.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri tek aksidenti.
/TV Malisheva