Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky ka bërë të ditur se ka filluar evakuimi i civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, me një grup prej rreth 100 personash që janë larguar të parët.
Ai tha në Twitter se ata pritet të mbërrijnë në qytetin e Zaporizhzhia nesër, përcjell TV Malisheva.
“Filloi evakuimi i civilëve nga Azovstal. Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë është nisur drejt zonës së kontrolluar. Nesër do t’i takojmë në Zaporizhzhia. Faleminderit ekipit tonë! Tani ata, së bashku me OKB, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga fabrika”, shkroi Zelensky.
<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”en” dir=”ltr”>Evacuation of civilians from Azovstal began. The 1st group of about 100 people is already heading to the controlled area. Tomorrow we’ll meet them in Zaporizhzhia. Grateful to our team! Now they, together with <a href=”https://twitter.com/hashtag/UN?src=hash&ref_src=twsrc^tfw”>#UN</a>, are working on the evacuation of other civilians from the plant.</p>— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) <a href=”https://twitter.com/ZelenskyyUa/status/1520774213728190468?ref_src=twsrc^tfw”>May 1, 2022</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>