Mbrëmë nuk fjeta.
Më dhimbte shpirti deri në rrënjë.
Qava me gjithë zë pata përballë fotografisë
dhe qiriut që shndriste buzëqeshjen tënde t’pafjalë…
Nuk kishe asnjë mërrolë në fytyrë.
Ja, pra, i thash vetes:
“I paskan pushuar të gjitha dhimbjet!
Nuk di ça bëj unë e ca të tjerë
Nesër në mëngjes kur hapet derë e komunës
dhe gjëjmë fjalën lamtumirë në ballë të zyrës
një trëndafil të kuq shtrirë mbi tavolinë
të na falësh lum Hajrullahu nëse kalojmë përtej mërzisë dhe qajmë sikur fëmijë që vdekjen s’e kuptojnë…apo s’duan ta dinë!
Lamtumirë, pra! S’di ç’them tjetër… jam pa fjalë, i mbytur në dhimbje.
Por, të premtoj që mbi dhe varri
lule të bukura do të mbjell
Varri yt të duket bukur në secilën stinë!
Mehdi Krasniqi
14 gusht 2020