Dhjetëra trupa nxirren nga rrënojat e bazës ushtarake të goditur nga raketat ruse në Mykolaiv

Pushtimi i Ukrainës ka hyrë të shtunën në ditën e 24-të. Luftimet po vazhdojnë në shumë qytete, derisa më shumë se 800 civilë janë vrarë deri më tani. Ukraina dhe Rusia kanë zhvilluar disa runde bisedimesh, por nuk kanë arritur në ndonjë marrëveshje.

Skena të tmerrshme janë shfaqur nga një bazë ushtarake në Mykolaiv, në jug të Ukrainës.

Gazetari belg Robin Ramaekers që vizitoi skenën mëngjesin e së shtunës, ka folur për të paktën 80 trupa që u nxorën nga rrënojat, me “shumë të tjerë ende nën”, raporton BBC.

Numri i të vekurve ende nuk është konfirmuar nga autoritetet ukrainase pasi është zonë ushtarake.

Mbrëmjen e së premtes pamjet nga zona treguan një vajzë të vogël që po nxirrej nga rrënojat dhe gjendja e saj nuk dihet.

/TV Malisheva

Share.