Dy qytetarë nga Mamusha kishin përdorur dhunë ndaj familjarëve të tyre, përkatësisht bashkëshortes dhe djalit të tij.

Policët kanë intervistuar në cilësinë e të dyshimtëve dhe vepruan me hetime në lidhje më këtë rast.

Sipas Policisë, hetuesit e stacionit policor në Mamushë, duke e hetuar këtë rast, arritën të marrin informacione se i dyshimti që kishte përdorur dhunë në familje ishte në posedim ilegal të armëve.

“Më datë 17 maj 2021, pasi hetuesit morën autorizimin nga prokurori i shtetit, ndaluan dy persona të dyshimtë me iniciale S.B i lindur në vitin 1943 dhe E.B i lindur në vitin 1997. Gjatë intervistës të dyshimtit pranuan së janë në posedim të armëve ilegale, përkatësisht 5 armë pistoleta të tipit Ecol Special, Bereta dhe Ëoltra Combat. Me këtë rast u sekuestruan 5 revole te ndryshme, 317 fishekë të kalibrit 7.65 mm dhe 2 fishek kalibër i panjohur”, thuhet në njoftim./TV Malisheva

Share.