Policia ka informuar sot se një burrë është arrestuar në Suharekë për dhunimin e një të miture.

“Njësiti i hetimeve gjatë një pune hetimore, nën dyshimin e kryerjes së veprës së lart-cekur, kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull nga Kosova. Gjatë intervistës i njëjti ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me viktimën femër nga Kosova e mitur”, ka informuar Policia.

Rasti ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 2022.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/TV Malisheva

Share.