Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër K.N., për shkak të veprës penale dhunimi.

I dyshuari më 30 gusht 2021, në Komunën e Gjakovës, përkatësisht në shtëpinë e tij, e ka detyruar të miturën E.A., për të kryer akt seksual pa pëlqimin e saj.

- Reklamë e sponsoriuzar -

E dëmtuara, edhe pse nuk kishte refuzuar të shkonte me të pandehurin në shtëpinë e tij, e njëjta ishte nën ndikimin e alkoolit, ku kishte konsumuar paraprakisht në një lokal, aty edhe ku ishte njoftuar me të pandehurin.

Pasi ishte kthjellur nga alkooli, e kishte vërejtur veten të zhveshur në pjesën e poshtme të trupit, e po ashtu i kishte vërejtur edhe lëndimet, të përshkruara sipas raportit të ekzaminimit klinik mjekoligjor.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri K.N., të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. /TV Malisheva

Share.