1. Albulena Haxhiu iu ankua dje popullit se si në Institucionin që ajo drejton ka dëgjuar thashetheme kundër saj.
Shkruan: Kimete Berisha
Zyra e saj, kur i harxhohen bateriat e mikrofonave spy, përgjohet me gotë çaji, dhe gota si përgjues klasik, asnjë fjalë nuk ia huç, nga goja e Albulenës, fjala e shpon murin dhe i përçon te veshi i spiunit!
Dikush u dëgjua në WC-në e Ministrisë së Drejtësisë duke bërë shhhh.
Populli nuk pranon do që të përgojohet ministresha, e cila do të dijë t’u bëj ballë thashethemeve.
2. Pasi nuk gjeti kënaqësi të mjaftueshme si këngëtar i ilahive, kandidati i Albin Kurtit për kryetar të Ferizajit, ka gjetur mënyra tjera që t’i dëgjohet zëri, pa pasur nevojë t’i dërgojë salavate profetit Zotit.
Kandidati në fjalē e ka befasuar krejt Kosovën me idenë e tij luksoze, për organizimin e miss gjysheve në Ferizaj.
Por, ideja e tij menjëherë mori tatëpjetë qesharake, sepse populli shqiptar mendon se gjyshet s’kanë nevojë të jenë të bukura-por veç të mira.
Është e dhimbshme se sk çdo njeri (sado i moshuar) ka nevojë të duket bukur dhe të vishet bukur, derisa t’i rrah një damar.
Është interesant se si gjyshja në memorien shqiptare tipizohet si një plakë e prapambetur, me reumë, me batanije gjunjve, me flokë të bardha, me sajgi krahëve, në rastin ideal (nëse qëllon e mirëmbajtur), me kërrabza duke punuar shalla e dorëza për nipat e mbesat.
Pozita e gjysheve ka ndryshuar shumë.
Shumica prej gjysheve tash janë të kyçura në rrjete sociale, gjyshet e sotit mbathin patika, ecin, e mirëmbajnë frizurën, organizojnë shetitje kolektive me shoqe, janë dukshëm
më egoiste se gjyshet e shekullit të kaluar.
As gjyshet më nuk janë si kanë qenë përpara. Prandaj, të gjesh gra të bukura në mesin e gjysheve nuk është e çuditshme.
Të kërkosh bukuri dhe elegancë në çdo moshë, është luks i Vetëvendosjes.
Gjyshet i kanë pensionet e vogla, paret u shkojnë në ilaçe, Kurti nuk u premton se do t’ua rris pensionet, por u garanton se do ga zgjedh më të bukurën prej tyre.
Por gjyshet janë skeptike. Ato thonë se sa dallaverja shkon aty, pa dyshim se procesi do të korruptohet, kur në garë do të futen gjyshet komuniste me sheshira e t’ua marrin anën gjysheve demokrate.
3. Albin Kurtit iu zbulua një video ku thotë se ‘kurrë pushkë në dorë nuk do të merrte’!
Në video flet me zë të ulët, i kapluar nga frika e madhe.
Kur e ka mohuar luftën anglisht, as nuk e ka pasur mendjen te shqiptarët, por ka dashur që ta merr vesh Serbija se ky (pavarësisht se shteti serb po masakronte fëmijë shqiptarë), pushkën nuk e merr në dorë.
Ibrahim Rugova ka qenë krye-paqësori, por në një moment ka thënë se shqiptarët kanë të drejt ta mbrojnë pragun e shtëpisë, ama Albin Kurti as pragun e shtëpisë nuk ka preferuar ta mbrojë me duart e veta.
Unë jam paqësor thotë, filozofia ime është paqësore. Filozofi interesante, që i ra në mend midis luftës!
Anipse ka qenë kundër pushkës dhe kundër luftës, kjo nuk e ka penguar të jetë veteran i UÇK-së!
Ama, më shumë sesa që si ushtar i UÇK-së nuk ka pranuar ta prek armën me dorë (xhixha-buba), mua më pengon që i thërret Mytaferin dhe Arbenin me emra përkëdhelës…Myta dhe Beni!
P.S. E shihni kur të rritet mendja çka ndodh!
Po bien duke qeshur!
Po bien nga budallallëku!
Po bien për asgjë!
E shihni ku të çon mendjemadhësia dhe arroganca!

Share.