4 viktima dhe 26 infektime të reja nga virusi korona, ky është bilanci I 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.

Më shifrat e publikuara sot, numri i viktimave arrin në 38, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në 854 ndërsa 44 janë shëruar.

Viktimat, siç informoi Ministria e Shëndetësisë janë: një 79 vjeçare dhe një 63 vjeçar nga Shkupi, një 58 vjeçar nga Velesi, një 67 vjeçar nga Prilepi.

Sa i takon shtrirjes gjeografike të rasteve të reja, numri më i lartë edhe atë 11 janë regjistruar në Kumanovë, nga 4 në Shkup dhe Tetovë, 3 në Prilep, 2 në Veles, 1 në Koçan dhe 1 në Probishtip. Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 330 testime, ndërsa deri tani në vendin tonë janë bërë 8552 testime.

Në Dibër ku u regjistrua rasti i parë, edhe sot nuk pati raste të reja. Me vendim të Qeverisë prej sot shfuqizohet gjendja e krizës e paraparë për Dibr n dhe Qendër Zhupën. Për këto dy Komuna prej sot do të vlejnë masat e njëjta si në të gjitha qytetet tjera.

“Bilanci i deritanishëm, le të shpresojmë edhe ai final është mesa vijon, nga 49 pacientë të konfirmuar me koronavisur, 16 janë shëruar, 4 kanë ndërruar jetë, për 8 persona priten rezultate nga testimi i dytë dhe 29 pacientë janë në shërim shtëpiak”, tha Agron Buxhaku, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.

Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë, paralajmëroi skrining në Dibër duke pasur parasysh se më 11 prill u bë një muaj që nga vendosja në karantinë e gjithë qytetit.

“Duke pasur parasysh se kemi donacion 2 mijë teste, dhe se në Dibër s’ka të diagnostikuar të rinj, presim dhe rezultatet e testimeve të dyta, të shohim nëse do të dalin negativ. Më pas planifikohet skrining i rreth 30 % të popullsisë së Dibrës për të parë cilat do të jenë më të rejat. Ky do të jetë një shembull i mirë për atë se çfarë duhet të presim në nivel shtetëror pasi të bëjnë skrining të antitrupave”, tha ai.

Filipçe tha se pritet finalizimi i të gjitha informacioneve për të arritur në përgjigjen e pyetjes, se a ka qenë i pranishëm virusi korona në vendin tonë, përpara diagnostikimit të pacientit zero./AlsatM/

Share.