Tifozët e Liverpoolit ishin tejet të gëzuar kur klubi transferoi Thiago Alcantaran për 25 milionë euro nga Bayern Munichu në shtatorin e vitit të kaluar.

Mesfushori spanjoll sapo kishte fituar tripletën me Bavarezët dhe ishte pajtuar që të kalonte te The Reds.

Por, Didi Hamann ka befasuar me deklaratën e tij, duke sqaruar se Thiago Alcantara nuk i përshtatet filozofisë së lojës së Liverpoolit.

“Nëse ju shënoni një gol në katër ndeshje, atëherë e dini se jeni në probleme”, ka thënë ai për talkSport.

“Problemi është se ai ka shkuar shumë përpara. Fabinho ka qenë brilant në fazën defanzive, por ai është një humbje në mesfushë, pasi skuadra me të është e balancuar dhe krijon hapësira në sulm”.

“Tifozët kanë bërë shumë nga arritja e Thiagos, por për disa ai i ngadalëson aksionet dhe nuk e ndihmon shumë Liverpoolin me lojën e tij”.

“Liverpooli ndër vite ka pasur mesfushorë që nga punuar shumë dhe kanë pasur driblime fantastike, jo sa Thiago, por kanë asistuar për Salahun, Manen dhe aksionet ishin të thjeshta dhe me shumë gola”.

“Unë vetëm e ndjej se Thiago…ka luajtur në disa takime ku rezultati tashmë dihej, përveç me Chelsean që bëri më shumë pasime kur ata ishin me dhjetë lojtarë në fushë, me Newcaslten u fut në 25 minutat e fundit dhe lojtarët kundërshtar ishin tejet të lodhur, andaj nuk ka treguar atë çfarë pritej nga ai”, ka shtuar më tej Hamann./TV Malisheva

Share.