Bukuroshja e njohur, Diellza Kolgeci, feston sot (e shtunë) ditëlindjen e saj të 42-të.

Me këtë rast ajo ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët e familjarët e saj.

Diellza në këtë ditëlindje rishpërndau një postim në rrjetin social Facebook, të bërë pesë vite më parë në këtë datë.

Ajo kishte publikuar plot fotografi të ndryshme nga fëmijëria, duke kujtuar ndër të tjerash edhe lidhjen e fortë që kishte me të atin e saj, Remzi Kolgecin.

Sot pas pesë vitesh, Diellza thotë se nuk i heq asnjë pikë e presje atij postimi të pesë viteve më parë, por thjeshtë është përmbushur më shumë me ardhjen në jetë të vajzës së saj, Helena Rela. /TV Malisheva

Share.