Fabrika e peshkut në zonën e Shëngjinit në Lezhë është përfshirë nga flakët e zjarrit mëngjesin e sotëm rreth orës 06:30.

Nga zjarri në fabrikë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse dhe policia, të cilët po përpiqen për të shuar flakët.

Për shkak të tymit, një prej zjarrfikësve është asfiksuar dhe është dërguar në spital.

Si pasojë e zjarrit të madh në fabrikë, një re e madhe tymi ka mbuluar qytetin e Lezhës.

Për shkak të zjarrit, është devijuar edhe trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore, raporton tvklan.

/TV Malisheva

Share.