Një shtëpi është djegur në rrugën “Rexhep Krasniqi” në Prishtinë dhe për pasojë një femër është asfiksuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
Policia e Kosovës thotë se nuk dihet si ka ardhur deri tek zjarri, ndërsa rasti vijon të hetohet.
“Është raportuar se një shtëpi është duke u djegur, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfirmojnë se aty ishte një person i gjinisë femërore i shtrirë në korridor i cili ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e saj është kritike. Deri më tani nuk dihet se si ka ardhur deri te zjarri. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, u tha nga policia. /TV Malisheva