Një veturë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e të dielës në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka njoftuar se nga flakët dëme ka pësuar edhe në një veturë tjetër që ishte e parkuar pranë saj.
Nuk raportohet për të lënduar.
“Rreth orës 08:15, në parkingun e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës është raportuar se një veturë ishte përfshirë nga zjarri. Gjithashtu dëme të pjesërishme nga flakët janë raportuar edhe në një veturë tjetër që ka qenë e parkuar afër saj. Njësitet kompetente policore i janë përgjigjur rastit dhe është njoftuar prokurori. Nuk është raportuar për lëndime”, ka thënë Hoxha /TV Malisheva