Digjet një shtëpi e vjetër rreth 200 vjeçare, ishte në mbrojtje të shtetit të Kosovës

Një person ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur.

Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri.

Policia njofton se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime.

/TV Malisheva

Share.