Tom Welling e ka festuar ditëlindjen e tij të 44-të dhe në shikim të parë është vërtet e vështirë ta njohësh, sepse koha duket se i ka lënë gjurmë, mbase edhe më shumë sesa do të prisnim.
Aktori amerikan kishte joshur psherëtimat e vajzave adoleshente para ekraneve të vogla si ylli i serialit “Smallville”, në të cilin u shfaq në rolin e të riut Clark Kent që jetonte në një qytet të vogël në Kansas para se të shndërrohej në Supermen dhe të shpëtonte botën.
Pesha e tepërt dhe thinja e flokëve dhe mjekrës shtojnë edhe disa vjet në dukjen e tanishme, por Tom nuk shqetësohet me pamjen e tij, por gëzon një jetë të relaksuar familjare si baba i dy fëmijëve të vegjël, ndërsa gruaja e tij, Jessica Rose Lee, është shtatzënë për herë të tretë.
Përveç që ishte shumë i njohur për rolin e Clark Kent në “Smallville”, Tom gjithashtu kishte një rol të dukshëm në sezonin e tretë të serisë “Lucifer”, në të cilin u shfaq si togeri Marcus Pierce. /TV Malisheva