Ka shumë dokumentarë të cilët u dedikohen fëmijëve dhe adoleshentëve. Por, jo të gjithë janë edukues dhe arsimues. Më poshtë gjeni disa prej dokumentarëve që cilësohen si edukues, shkruan CNN.
1.’Spellbound’
Ky dokumentar është i vitit 2002, i cili flet për një grup studentash ambiciozë me prejardhje të ndryshme.
2.’He Named Me Malala’
Lufta e guximshme e Malala Yousafzai për arsimin e vajzave shpaloset në këtë dokumentar të vitit 2015, i cili kap momentet para dhe pasi ajo u sulmua nga Talibanët për mendimet e saj.
3.’Jane’
Është një shembull frymëzimi se si Jane Goodall bëri histori me shpikjen e saj.
4. ‘Underwater Dreams’
Ky dokumentar i vitit 2014 flet për një konkurs të robotikës – por ka të bëjë edhe me imigracionin, këmbënguljen, zgjuarsinë dhe mundësitë e studentëve.
5.’Babies’
Ky dokumentar tregon vitin e parë të një fëmije në katër pjesë të ndryshme të botës: Mongoli, Namibi, Japoni dhe SHBA.