Trupi i njeriut ndryshon anatomikisht në mënyra të njohura. Fiziologjia fokusohet në sistemet dhe organet e trupit të njeriut dhe funksionet e tyre. Njihuni me disa nga faktet interesante për trupin e njeriut.

  1. Humbasim çdo ditë afro 1 milionë qeliza të lëkurës, ose gati dy kilogramë në vit.
  2. Syri mund të përceptojë rreth 10 milionë ngjyra të ndryshme, por truri nuk arrin ti memorizojë të gjitha.
  3. Gjatësia totale e nervave në trupin e njeriut është 75 kilometra.
  4. Gjaku ynë përshkon 19.312 km në një ditë të vetme.
  5. Gaboheni nëse mendoni që ekzistojnë vetëm 4 grupe gjaku. Në të vërtetë ekzistojnë plot 29 grupe. Grupet më të rrallë që i përkasin grupit Bombay, mbartësit e të cilëve janë një grup i vogël familjesh në Japoni.
  6. Thonjëve të brishtë dhe të butë të cilëve iu mungon gjysmëhëna, tregon që keni mbiprodhim të gjëndrave të tiroides.
  7. Një njeri me zhvillim fiziologjik normal merr frymë 20.000 herë në ditë.
  8. Zemra e njeriut rreh plot 35 milionë herë në vit.
  9. Në trurin tonë ndodhin 100.000 reaksione kimike në sekondë.
  10. Gjurma e gjuhës është unike sikurse AND- ja.
  11. Kafka juaj përbëhet nga 29 kocka të ndryshme.
  12. Impulset nervore të dërguara nga truri lëvizin me një shpejtësi prej 274 km / h.
  13. Deri në fund të jetës së një personi, ata mund të kujtojnë, mesatarisht, rreth 150 trilionë pjesë informacioni.
  14. Pesha totale e baktereve në trupin e njeriut është 2 kg.
  15. Buzët e njeriut janë qindra herë më të ndjeshme sesa pjesa e gishtave të një personi.

/TV Malisheva

Share.