Fjalët e urta, janë fjalë ose norma të krijuara nga populli, të cilat tregojnë të  vërtetat në jetën e përditshme, me anë të kuptimeve figurative.

Fjalët e urta njihen dhe me emrin proverba. Këto janë thënie të shkurtra artistike kolektive, që, në mënyrë shumë sintetike, shprehin mendime e gjykime për ngjarje, dukuri e çështje të ndryshme.

Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.

Burri është koka, kurse gruaja është qafa. (populli)

Ç’ ke bërë do të ta bëjnë. (populli)

Çfarë sheh në shokë, prite në kokë.

Ç’ e do mallin , e ç’ e do gjënë, kur nuk ke burrë për të qenë.

Çfarë bën i ati, e heq i biri.

Çfarë të mbjellësh, atë do ta korrësh.

Çfarë sjell një orë, nuk e sjell një vit.

Ç’ kërkoi e gjet, si shtroi fjet.

Çfarë ta bën goja, nuk ta bën armiku.

Dardha qe ka kokrra, qëllohet me gurë.

Dardha bie nën dardhë. (populli)

Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)

Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.

Dy kuaj nuk hanë në një grazhdë.

Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.

Dita ka sy, nata ka veshë.

Duaje mikun me gjithë kusuret (hallet) e tij.

Dimri ha edhe kashtën.

Dy herë flitet në mulli.

Dora që nuk kafshohet, puthet.

/TV Malisheva

Share.