Njeriu pa dyshim është qenia më inteligjente në planet, por ka disa raste që kafshët janë më të afta në disa fusha të caktuara. Për më shumë lexoni më poshtë disa kuriozitete për kafshët.
Nuhatja e një qeni është rreth 10. 000 deri në 100.000 herë më e mirë se e një njeriu.
Tigrat mund të konsumojnë 18 kilogramë mish në një vakt të vetëm e më pas mund të rrinë një javë pa ngrënë asgjë.Kuajt përdorin sytë dhe veshët për të komunikuar me njëri tjetrin.
Bletët mund t’i përplasin krahët e tyre 200 herë në një sekondë.
Disa lloje pinguinësh i “propozojnë” femrave duke u dhuruar atyre një guralec.
Flamengot qëndrojnë në një këmbë për të qëndruar ngrohtë. Mbajtja e një këmbë në afërsi të trupit ruan ngrohtësinë.
Macet mjaullijnë për të komunikuar me njerëzit.
Ato janë të afta të bëjnë 100 tinguj të ndryshëm ndërsa qentë vetëm 10.
Nëse mendoni se qeni juaj ka vapë, kontrollojini putrat.
Qentë vetëm aty mund të djersijnë.
Macet kanë rreth 20 muskuj në zonën e veshit dhe mund t’i rrotullojnë ato deri në 180 gradë.
Gjuha e një balenë blu mund të peshojë më shumë se një elefant femër ose e barabartë me gjashtë piano.
/TV Malisheva