Shumë funksione të trupit tonë nuk i dimë. Trupi i njeriut është ndër mekanizmat më të komplikuara.Më poshtë do të lexoni disa fakte interesante rreth trupit të njeriut.
- Gjurmët e gjuhës janë absolutisht unike.
- Një qime e vetme e flokut mund të mbajë peshën e një molle të varur. Sidoqoftë, shkencëtarët nuk tregojnë se çfarë dimensione duhet të ketë molla.
- Numri i baktereve që gjenden në gojën e një personi është i barabartë me numrin e njerëzve që jetojnë në Tokë, ose edhe më shumë.
- Shpejtësia e një impulsi të trurit është rreth 400 km/h.
- Nuk ekzistojnë vetëm katër lloje të ndryshme të gjakut siç kemi menduar, por faktikisht ekzistojnë 29. Grupi më i rrallë i gjakut i përket një grupi të vogël të familjeve në Japoni.
- Gjatë një dite, gjaku ynë qarkullon një distancë prej 19,312 kilometrave.
- Gjatësia e tërë nervave të trupit njerëzor është 75 kilometra.
- Njeriu merr frymë rreth 20,000 herë në ditë.
- Syri i njeriut mund të dallojë mbi 10 milionë ngjyra të ndryshme. Por, truri nuk mund t’i mbajë në mend të gjitha.
- Veshët vazhdojnë rriten përgjatë tërë jetës me një shpejtësi thuajse të pabesueshme: një çerek milimetri në vit.
- Zemra rreh 35 milionë herë në vit.
- Çdo ditë trupi i njeriut i humb përafërsisht një milionë qeliza të lëkurës.
- Një metër katror e lëkurës përmban rreth njëqind sensorë të dhimbjes.
- Një person mesatarisht konsumon rreth 35 tonë ushqim gjatë jetës së vet.
- Njeriu shpenzon rreth pesë vite të jetës duke i kapsitur qepallat. Fatmirësisht kjo nuk na privon të bëjmë edhe gjëra tjera njëkohësisht.
- Shpejtësia e një teshtime është 160 km/h.
- Buzëqeshja i aktivizon 17 muskuj të fytyrës, përderisa qarja i aktivizon 43, ndaj buzëqeshni më shumë
/TV Malisheva