Një grup punonjësish të gjigantit të teknologjisë Apple u organizuan për të luftuar diskriminimin, racizmin dhe seksizmit brenda kompanisë, përmes një deklarate të rrallë publike mbi problemet e brendshme.

Ata nisën fushatën #AppleToo, për të mbledhur dhe ndarë përvojat e punonjësve aktualë dhe atyre të mëparshëm mbi pabarazinë, frikën dhe abuzimin në kompani me shpresën se këto probleme do të marrin më shumë vëmendje.

Fushata ka mbledhur deri tani qindra histori nga punonjësit në të gjithë kompaninë, dhe sipas organizatorëve, 75% e tyre dëshmuan se kanë përjetuar një formë të diskriminimit dhe pothuajse gjysma dëshmuan se janë përballur me seksizëm dhe hakmarrje, raporton A2.

“Ne jemi dhe kemi qenë gjithmonë thellësisht të përkushtuar për krijimin dhe mirëmbajtjen e një vendi pozitiv pune dhe gjithëpërfshirës. Ne i marrim seriozisht të gjitha shqetësimet dhe hetojmë plotësisht sa herë që ngrihet një shqetësim dhe, për respekt të privatësisë së çdo individi të përfshirë, ne nuk diskutojmë çështje specifike të punonjësve”, tha Apple. /TV Malisheva

Share.