Ministrat Arbërie Nagavci dhe Arben Vitia janë parë duke arritur në Ambasadën Amerikane për takimin për Asociacionin që do të filloja nga ora 10:00.
Megjithatë, s’dihet nëse kanë shkuar në cilësinë e përfaqësuesve të Vetëvendosjes apo të Qeverisë.
Po ashtu, edhe këshilltari i kryeministrit, Luan Dalipi, është parë duke hyrë në ambasadë.
Në këtë takim, Zyra e Kryeministrit do të përfaqësohet nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Përderisa, nuk dihet se kush do ta përfaqësojë Presidencën në këtë diskutim.
Pjesëmarrjen gjithashtu e kanë konfirmuar zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, e ministri për komunitete dhe kthim, Nenad Rashiq. /TV Malisheva