Xhudistja nga Kosova, dhe e arta olimpike Distria Krasniqi ka arritur të sigurojë biletën drejt raundit të tretë të Grand Prix Almada që po zhvillohet në Portugali.
Deri tani, Krasniqi në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten franceze Leonie Gonzalez.
Në kategorinë deri në 52 kilogramë, Krasniqi në raundin e dytë e mposhti francezen Gonzalez, kurse tani në raundin e tretë e pret xhudisten nga Spanja Ariane Toro Soler./TV Malisheva