Xhudistja Distria Krasniqi ka bërë histori në Lojërat Olimpike Tokio 2020, duke fituar medaljen e artë.

Distria nw finalen e sotme u ndesh me japonezen Funa Tonaki.

Distria e nisi garën në disiplinën 48 kg, kundër Gabriela Chibana nga Brazili dhe iu deshën vetëm disa minuta për ta mundur lehtësisht kundërshtarën me Ippon. Me Ippon e mboshti për 19 sekonda edhe xhudisten Lin Chen Hao nga Tajpei Kinez.

Ajo në gjysmëfinale e mposhti mongolezen Urantsetseg Munkhbat. Ndaj saj fitoi me “Waza-Ari” të cilin e realizoi në mes të lufës.

Kjo është medalja e dytë e artë për Kosovën në Lojëra Olimpike, pasi ishte Majlinda Kemlendi që nderoi vendin me të artën në Rio 2016.

Në mbështetje të Disrias ishte edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Nesër, garen do ta vazhdojë Majlinda Kelmendi, shenjëtari Drilon Ibrahimi dhe notistja Eda Zeqiri. /TV Malisheva

Share.