Kjo e diel shënon ditën e 18-të të luftës në Ukrainë, ndërsa situata sa vjen e tensionohet edhe më shumë.

Të shtunën u arrit evakuuimi i rreth 13,000 ukrainasve. Po ashtu 7 civilë, gra dhe fëmijë vdiqën gjatë bombardimeve pasi nuk përdorën korridorin e gjelbër humanitar, teksa po tentonin të largoheshin nga një fshat afër Kievit.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka dhënë paralajmërimin që Ukraina e ka informuar se Rusia po planifikon të marrë kontrollin e plotë të centralit bërthamor në Zaporizhzhia. Por ky pretendim mohohet nga vetë Rusia.

Rusët kanë goditur bazën ushtarake në Lviv, pranë kufirit polak sot herët në mëngjes me orën lokale, sipas zyrës së shtypit të qeverisë rajonale të Lviv.

IPSC është një bazë e madhe ushtarake që përfshin një qendër trajnimi për ushtarët, kryesisht për misionet paqeruajtëse.

Sipas të dhënave paraprake, Rusia lëshoi tetë raketa pranë Lviv, tha qeveria rajonale.

Zyrtarët po shqyrtojnë nëse ka viktima. Shpërthime të shumta u dëgjuan edhe pak para orës 6 të mëngjesit me orën lokale pranë qytetit, sipas një ekipi në terren të CNN.

9:49 Çfarë do të bëjë Gjermania nëse nuk rrjedh më gaz rus?

Kërcënimi i Rusisë për t’ia mbyllur Europës rubinetin e gazit ka nxitur kërkime të ethshme për alternativa të tjera. Nga opsionet që janë në tryezë asnjëra nuk është shumë e shpejtë dhe e vlefshme.

9:30 Sulmi në bazën ushtarake në Lviv, nëntë të vrarë dhe 57 të plagosur

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 plagosur gjatë sulmit në një bazë ushtarake në Ukrainën perëndimore në Lviv, tha guvernatori i rajonit, Maksym Kozytsky. Autoritetet tani po punojnë për të shuar zjarrin në bazë, tha ai në një konferencë për shtyp. Kozytsky tha se Rusia gjuajti më shumë se 30 raketa në objektin ushtarak të Yavoriv. Një numër i madh autoambulancash kanë shkuar në bazë.

8:30 Sa larg do të shkojë Putini?

Pas bombave në spital vjen bomba atomike? Nuk mund t’i kuptosh dot më me arsye vrasjet monstruoze në Ukrainë, shkruan Miodrag Soric. Nëse do ta quash “të çmendur” Vladimir Putinin, është njësoj si me Stalinin, Leninin apo Maon: Pushtetarë të etur mjaft kalkukues, të nxitur me fanatizëm nga ideologjia e tyre. Putini dëshiron ta bëjë Rusinë një superfuqi sërish, pavarësisht çmimit. Ai e ndjek këtë qëllim, edhe kundër vullnetit të popullit të tij dhe elitave të instaluara prej tij e të korruptuara. Të dyja palët me sulmin në Ukrainë ai jo vetëm i ka habitur, ish-punonjësi i shërbimit sekret ka tradhtuar interesat e tyre./TV Malisheva

Share.