Data 16 qershor shënon çdo vit çlirimin e Komunës së Malishevës nga forcat serbe, shkruan TV Malisheva.
Për nder të kësaj dite, më datë 15 qershor do të mbahen aktivitete të ndryshme, ku Komuna ka publikuar agjendën e aktiviteteve për ditën e nesërme. /TV Malisheva
Njoftimi i plotë nga Komuna:
Më 15.06.2021
11:30 – Ekspozitë artistike dhe publikimi i rezultateve të konkursit në lëminë e pikturës, në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani”.
14:00 – Ora Letrare dhe publikimi i rezultateve të konkursit Artistik
21:00 – Finalja në futboll, në palestrën e sporteve “Habib Zogaj” në Malishevë.
Më 16.06.2021
Ora 10:00 – Mbledhja solemne dhe ndarja e çmimeve tradicionale në Shtëpinë e Kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.
– Programi artistik
– Vendosja e buqetave me lule te Shtatorja e Komandantit Legjendar “Adem Jashari” , vizitë të varrezat e Dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.
Ora 21:00 – Ndezja e fishekzjarrëve.