Shkruan: Afrim Kasolli
Dita e djeshme ishte lemteritese, nga krimi makabër i Naim Murselit ndaj Liridona Ademit.
Një monstrum që organizon dhe inskenon vrasjen e nënës së fëmijëve të tij. Dhe që shfaqet me një gjakftohtësi tmerruese në ceremoninë mortore të saj. Nuk ka dyshim se ky rast, krahas dimensionit psikologjik dhe penal, reflekton edhe kulturën patriarkale të kesaj shoqërie. Kulturë kjo e bazuar mbi dhunën, krimin dhe shtypjen ndaj gruas.
Mirëpo, përtej këtij aspekti, po ashtu duke lexuar mediat pashë edhe lidhjet e tij me njerëzit e politikës dhe besa të artit. Madje kohë pas kohë edhe duke dhene intervista me media si në Kosovë ashtu edhe në Shqiperi. Fotografi të shumta dhe ndeja me Edi Ramen, Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, e miqësi të shpirtit me biznesmenin politikan Behxhet Pacolli.
Shumëkush mund ankohet se ata nuk janë fajtore, sepse nuk mund te kenë qenë profete që ta dinin para kohë për atë se ai do bëhej ai që u be me këtë krim. Mbase e drejtë.
Por shtrohet pyetja se çka ka përfaqësuar Naim Murseli në atë kohë që ta këtë gëzuar gjithë atë respekt nga njerëzit e politikës dhe medias? Pra me çka dallohej ai, pos që imponohej si një biznesmen dhe se paska sjellur shtëpi të modës në Prishtinë etj etj. Sepse në shfaqjet e tij mediale vërehej qartë mediokriteti i tij.
/TV Malisheva