Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare në Shqipëri, më 2 janar të vitit 1946, qeveria komuniste shpalli jashtë-ligjësimin e monarkisë.

Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure. Atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë.

Ai edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së republikës.

Share.